Lidhje

Teksasi miraton kufizime të reja për abortet


Ligji i ri, i nënshkruar nga Guvernatori Perry, ndalon abortet pas muajit të pestë të shtatzënisë dhe dikton se kur mund të merren ilaçet për të nxitur abortin

Guvernatori i Teksasit Rick Perry ka nënshkruar kufizime të reja për abortet, një lëvizje që mund të rezultojë në mbylljen e shumicës së klinikave në atë shtet.


Ligji i ri ndalon abortet pas muajit të pestë të shtatzënisë dhe dikton se kur mund të merren ilaçet për të nxitur abortin. Ky ligj gjithashtu u lejon mjekëve të këtyre klinikave të kenë privilegje për pranim si nëpër spitale dhe i kufizon abortet në qendrat kirurgjikale. Vetëm pesë prej 42 klinikave të Teksasit i përmbushin këto kërkesa të reja.


Ligji do të hyjë në fuqi në tetor dhe klinikat do të kenë një vit për t’i përmirësuar pajisjet e tyre.


Ndërsa guvernatori Perry nënshkroi ligjin të enjten, ai tha se ligji do të "përmirësojë cilësinë e kujdesit që marrin gratë", duke siguruar që procedurat janë kryer në kushte të pastra, higjenike, të sigurta, dhe nga një personel i aftë. Ai tha se kjo rrit angazhimin për mbrojtjen e jetës.


Kritikët e shohin ligjin si mjet që shton rregulla të tepërta, qëllimi i të cilit është për ta bërë më të vështirë për femrat për të abortuar. Gjykatësit federalë kanë bllokuar zbatimin e masave të ngjashme në shtetet e tjera, sepse është në pyetje kushtetutshmëria e tyre. Kundërshtarët priten të paraqesin padi të ngjashme në Teksas.

XS
SM
MD
LG