Lidhje

Perry kritikon Bankën Qendrore dhe kryetarin e saj, si pjesë të fushatës elektorale të z. Obama

  • Zëri Amerikës

Perry kritikon Bankën Qendrore dhe kryetarin e saj, si pjesë të fushatës elektorale të z. Obama

Perry kritikon Bankën Qendrore dhe kryetarin e saj, si pjesë të fushatës elektorale të z. Obama

Një prej kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kritikoi ashpër bankën qendrore dhe kryetarin e saj, si pjesë të fushatës elektorale të presidentit Barak Obama.

Rick Perry, guvernator i shtetit të Teksasit, e shpalli kandidaturën e tij për president fundjavën e kaluar. Ai kritikoi politikat ekonomike të presidentit Obama dhe vuri në shënjestër veçanërisht kryetarin e Rezervës Federale, Ben Bernanke.

Zoti Perry tha se, në se guvernatori i bankës qendrore nxjerr vendimin “për të shtypur më shumë para”, për të stimuluar ekonominë e dobët të vendit para zgjedhjeve të 2012, kjo do të ishte, siç u shpreh ai, “e barabartë me tradhëtinë”.

Demokratët, që përkrahin presidentin Obama, si dhe disa republikanë të partisë së zotit Perry, i dënuan komentet e tij si “të pamatura”. Vetë zoti Perry tha se nuk tërhiqej, por u përmbahej komenteve.

Të mërkurën, duke zhvilluar fushatë në shtetin Nju Hampshër, zoti Perry tha se Rezervat Federale duhet të jenë më transparente. Një gjë e tillë tha ai, do të tregojë në se banka qendrore ka kryer apo jo veprime të papërshtatshme.

Rezerva Federale, një institucion i pavarur, që luan rolin e bankës qendrore, ka hedhur miliarda dollarë në treg në përpjekje për të nxitur zhvillimin e ekonomisë ts dobësuar nga recesioni i vitit 2008. Kryetari i saj, Ben Bernanake po ashtu ka thënë se do t’i mbajë interesat të ulta, gati në 0, edhe për dy vjet dhe ka lënë të kuptohet se mund të hedhë para të tjera në treg.

XS
SM
MD
LG