Lidhje

Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri


Personat me aftesi te kufizuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:00 0:00
Shqiperia ka aktualisht mbi 6 mije 700 persona me aftesi te kufizuara, te cilet mbijetojne ne skajet e varferise, dhe me nje mori pengesash. Komuniteti i tyre eshte i larmishem na grupmoshat; rreth 800 jane femije dhe pjesa tjeter jane invalide pune.Si gjithe te tjeret, ata kerkojne zbatimin e ligjit, dhe thone se ligjet jane te mira edhe per ta, por nuk zbatohen.

Personat me aftesi te kufizuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:00 0:00

Personat me aftësi të kufizuara jetojnë midis një mori kufizimesh dhe pengesash në Shqipëri. Ata janë mbi 6 mijë e 700 banorë, nga të cilët rreth 800 janë fëmijë të mitur dhe pjesa tjetër janë invalidë pune dhe paaftësi të tjera. Gjendja e tyre shëndetësore dhe sociale sa vjen dhe rëndohet. E vetmja shpresë për mbijetesën e tyre janë pagesat shtetërore, të cilat u vonuan disa muaj dhe tani po kthehen në normalitet me qeverinë e re. Personat me aftësi të kufizuara kishin disa muaj që nuk merrnin shpërblimet e tyre sipas ligjit.

Pas strehimit dhe ushqimit, mungesa më e madhe e personave me aftësi të kufizuara është punësimi i tyre. Ligji shprehet qartë për punësimin e tyre, por praktikisht asnjë kompani shtetërore dhe private nuk e zbaton ligjin që cdo 25 punëtorë njëri duhet të jetë persona me aftësi të kufizuara.

Krahas shumë pengesave të tjera, personat me aftësi të kufizuara vuajnë edhe për arsimimin e tyre, sepse mbi 800 prej tyre janë fëmijë, dhe për mjekimet me rimbursime nga shteti, akoma spitalet nuk kanë përshtatshmëri për mirëpritjen e tyre.

Përfaqësuesit e shoqatave thonë se ligji për personat me aftësi të kufizuara është shumë i mirë, por të gjithë shrehen se deri tani nuk zbatohet si duhet. Ata kërkojnë që së pari të trajtohen më mirë fëmijët me paraliza, më pas të rinjtë dhe me radhë grupmoshat e tjera.

XS
SM
MD
LG