Lidhje

Vëllai i personit që vrau katër vetë në Tuluzë do të qëndrojë në burg

  • Zëri Amerikës

Një gjykatës francez ka dhënë urdhër që vëllai i personit që vrau katër vetë në një shkollë hebraike në Tuluzë javën e kaluar, të vazhdojë të qëndrojë në burg ndërsa prokurorët bëjnë hetime për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Abdelkader Merah ka mohuar të ketë ndihmuar vëllanë e tij më të madh Mohamed në vrasjen e tre fëmijëve dhe një rabini, si edhe tre ushtarëve në sulme të mëparshme. Por policia tha se ai kishte thënë se ishte krenar për atë që kishte bërë i vëllai.

Ai do të mbetet në burg ku mund të përballet me akuza për bashkëpunim në një akt terrorist. Policia dyshonte që më parë se Abdelkader Merah bënte pjesë në një rrjet që fuste militantë islamistë në Irak në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG