Lidhje

Peru: 92 çifte celebrohen pak ditë përpara ardhjes së vitit 2012


Peru: 92 çifte celebrohen pak ditë përpara ardhjes së vitit 2012
Peru: 92 çifte celebrohen pak ditë përpara ardhjes së vitit 2012

92 çifte u martuan në të njëjtën kohë dje në kryeqytetin Lima të Perusë në nxitimin e minutës së fundit për t'u celebruar para fundit të vitit.

Çiftet e të gjitha moshave nga adoleshentë e deri në moshë të thyer shkëmbyen premtimet martesore në dasmën e fundit në grup për këtë vit. Nuset dhe dhëndurët shkëmbyen unazat në të njëjtën kohë.

Ceremonia u drejtua nga kryetarja e bashkisë së Limës Susana Villaran. Në ceremoni u përdorën mbi 500 gota shampanje.

Dasmat në grupe janë popullore në Peru dhe zakonisht organizohen tre ose katër të tilla çdo vit.

Për shumë çifte me të ardhura të pakta dasmat e bashkisë janë alternativë e përballueshme në krahasim me martesat e shtrenjta tradicionale.

Në bashkinë e Limës një çift paguan rreth 10 dollarë për ceremoninë. Ndërsa pagesa për celebrimin individual të çifteve kushton rreth 142 dollarë.

XS
SM
MD
LG