Lidhje

Peruani Mario Vargas Llosa fitues i Nobelit për letërsinë

  • Zëri Amerikës

Mario Vargas Llosa

Mario Vargas Llosa

Fituesi i Ҫmimit Nobel në letërsi këtë vit është shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, një nga shkrimtarët më të njohur në botën spanjisht-folëse. Akademia suedeze, që zgjedh fituesit e Nobelit, tha se përzgjedhja e këtij shkrimtari bazohet tek përshkrimi i tij i strukturave të pushtetit dhe i imazheve të individëve që janë personifikim i rezistencës, revoltës dhe disfatës.

Vargas Llosa, i cili ka kandiduar më parë, por pa sukses, për postin e presidentit të Perusë, ka shkruar më tepër se 30 romane, drama dhe ese. Ai është vlerësuar si një nga shkrimtarët që e ka bërë të njohur në mbarë botën letërsinë e Amerikës Latine.

Mario Vargas Llosa lindi në Arekuipa të Perusë, në vitin 1936 dhe e kaloi fëmijërinë në Bolivi. Më pas ai u rikthye në Peru, ku ndoqi shkollën ushtarake. Pastaj ai shkoi në Evropë, ku vazhdoi studimet dhe punoi si gazetar. Veprat e tij më të njohura janë “Kohë heronjsh”, “Bashkëbisedim” dhe “Teze Xhulia dhe skenaristi”.





XS
SM
MD
LG