Lidhje

Përurohet hidrocentrali i Ashtës

  • Pëllumb Sulo

Pas një pune rreth 30 mujore, kompanitë austriake EVN dhe Verbund përuruan sot hidrocentralin Ashta 1, i katërti që ndërtohet mbi kaskadën e Lumit Drin.
Në ceremoninë e përurimit morrën pjesë Kryetaret e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Austrisë si dhe Kryeministri Sali Berisha.

Kryetarja e Parlamentit të Austrisë, Barbara Premer, tha se ndërtimi me koncension i Hidrocentralit të Ashtës është shprehje e besimit të ndërsjelltë mes dy vendeve dhe bizneseve të tyre.

Inaugurimi i Hidrocentralit të Ashtës është një festë e miqësisë mes Austrisë e Shqipërisë. Një festë që tregon besimin e ndërsjelltë që kane firmat austriake në ekonominë e Shqipërisë dhe, anasjelltas, firmat shqiptare në teknologjinë austriake. Është një projekt që flet për një investim të ndërsjelltë; investim të ekonomisë dhe teknologjisë austriake në ekonominë shqiptare, por edhe një investim i Shqipërisë në sipërmarrjen austriake.

Ndërsa Kryeministri Berisha e vleresoi Hidrocentralin e Ashtës si një kryevepër të teknologjisë dhe si më i madhi i ndërtuar deri tani me teknologjinë Matriks. Ai e vlerësoi Hidrocentralin e Ashtës edhe si një vepër që mbështet zhvillimin e qendrueshëm dhe që mbron mjedisin. Kryeministri Berisha vlerësoi punën e dy kompanive austriake për ndërtimin e Hidrocentralit të Ashtës.



Kryeministri Berisha tha se qeveria do të vazhdojë të nxisë biznesin e huaj për të investuar në Shqipëri.

Verbund dhe EVN, lider në Austri dhe në Europë në fushën e energjisë së rinovueshme. Përpjekjet e tyre të përbashkëta, besimi i tyre tek Shqipëria e shqiptarët, respekti i tyre, bënë që ne të inaugurojmë sot investimin më të madh në fushën e energjitikës në 30 vitet e fundit, bënë që ne të inaugurojmë sot investimin më të madh, në tërësi, të këtyre 20 viteve, në një vepër të vetme.

Kryeministri Berisha tha se kriza e thellë, qe ka pllakosur pjesë të gjëra të Europës dhe më gjërë, ka vetëm një zgjidhje, e cila, sipas tij, është mbështetja e biznesit dhe zgjerimi i lirive ekonomike.

Unë dua t’i garantoj investitorët austriakë se jam i vetëdijshëm për pengesat dhe vështirësitë që ata kanë kapërcyer në një kohë rekord për ndërtimin e këtij hidrocentrali. Ashtu siç dua t’i garantoj se qeveria do të bëjë gjithçka për të lehtësuar, gjithnjë e më shumë, klimën e beznesit, për ta bërë Shqipërinë një nga vendet më miqësore ndaj investimeve dhe investitorëve të huaj.

Hidrocentrali i Ashtës i është dhënë me koncension për një periudhë 35 vjeçare dy kompanive austriake. Hidrocentrali përbëhet nga dy impiante; Ashta 1 dhe Ashta 2, me një kapacitet të përgjithshëm prej 53 megavat. Ai do të furnizojë me energji rreth 100 mijë familje shqiptare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG