Lidhje

Shqipëri: 25-vjetori i protestave demokratike


Në Tiranë, organizata dhe veprimtarë të shoqërisë civile po përkujtojnë 25 vjetorin e protestave demokratike kundër regjimit komunist. Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Eduard Selami, tha në një nga veprimtaritë e mbajtuar me këtë rast, se sot pas 25 vjetësh Shqipëria është në rrugën e drejtë, por jo në rrugën e duhur. Sipas tij, pas dy dekadash, demokracia shqiptare ende nuk krijoi institucione të qëndrueshme dhe nuk shënoi ndonjë histori të madhe suksesi.

Shqipëri: 25-vjetori i protestave demokratike
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

​Përvjetori i njëzetpestë i lëvizjes demokratike kundër regjimit komunist po kujtohet me nderim në Tiranë me konferenca, botime dhe ekspozita fotografike.

Në Muzeun Historik Kombëtar është hapur ekspozita “Thirrja për liri” me mbi 100 foto të autorit Gani Xhengo, ku paraqiten ngjarjet kulmore në fundin e diktaturës, protestat anti-komuniste.

Fondacioni gjerman Konrad Adenauer e organizoi tubimin dhe ekspozitën në valën e përpjekjeve për të kujtuar të kaluarën dhe për të përmirësuar të sotmen e demokracisë shqiptare.

Drejtuesi i fondacionit Tomas Shrapel thotë se pavarësisht se cila parti është në pushtet përvjetori i demokracisë dhe këto ngjarje do të kujtohen gjithmonë.

Historianët do të diskutojnë gjatë për ngjarjet e gjatë regjimit komunist dhe tranzicionin në Shqipëri.

Ndikimi i stalinizmit dhe simboleve të tij ka qenë i madh, aq sa nxiti protestat në Shkodër dhe Kavajë kundër bustit të tij.

Ndërsa Eduard Selami, një nga themeluesit dhe kryetarët e parë të Partisë demokratike tha se këto protesta e kthyen Shqipërinë në rrugën e demokracisë pas një periudhe të gjatë diktature.

Megjithatë, sot pas 25 vjetësh, nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me një histori të madhe suksesi.

Askush nuk mund të marrë merita personale nga ato ngjarje, tha zoti Selami, sepse ishin qytetarët që ndoqën frymën e kohës, kohë kur regjimet komuniste po rrëzoheshin në të gjithë vendet e Europës Lindore.

Shqipëria vazhdon të marrë kritika nga vendet perëndimore se nuk po godet sa duhet krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe se nuk po forcon institucionet demokratike të saj.

Gjuha e ashpër midis partive politike, shkëmbimi i vazhdueshëm i akuzave mes tyre e bëjnë të vështirë hartimin e ligjeve me mirëkuptim dhe zbatimin e tyre.

Partitë kritikohen shpesh për klientelizëm, korrupsion dhe vendosjen e interesave të ngushta partiake mbi interesat e shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

XS
SM
MD
LG