Lidhje

Tirana miraton kalendarin e 100-vjetorit të pavarësisë


Komiteti shpalli monument kultur sheshin e pavarësisë në Vlorë dhe mori një seri vendimesh të tjera për të nderuar figura historike

Komiteti shtetëror për 100 vjetorin e pavarësisë miratoi sot kalendarin e veprimtarive për këtë ngjarje të rëndësishme të Shqipërisë. Komiteti shpalli monument kulture sheshin e pavarësisë në Vlorë dhe mori një seri vendimesh të tjera për të nderuar figura historike. Veprimtaritë kulturore dhe ngritja e monumenteve po shkon parallel me veprimtaritë shkencore.

Drejtori i Institutit të historisë, Beqir Meta thotë se “3 vitet e fundit po zbatohet një projekt për historinë e Shqipërisë në shekullin 20 dhe janë tërhequr arkiva të plota nga shumë shtete për këtë periudhë historike. Instituti i historisë është shndërruar tashmë në një qendër të rëndësishme dokumentacioni të huaj për historinë shqiptare të shekullit 20, dhe aty gjen çdo dokument të huaj që ka lidhje me Shqipërinë” - tha ai.

Instituti i historisë po organizon një konferencë ndërkombëtare për ngjarjet e Shqipërisë në shekullin 20 me mbi 30 studiues të huaj dhe po aq historianë vendas. Kjo konferencë pritet të shënojë një hap përpara në rishkrimin e shtetformimit dhe pavarësisë shqiptare në dritën e dokumentave të reja dhe koncepteve shkencore bashkëkohore.

Aktualisht po botohen në seri të plota librash dokumentet diplomatike, dhe 37 historianë dhe ndihmës të tyre më të rinj kanë nisur studimin e tyre për të shkruar kapitujt e historisë shqiptare të shekullit të kaluar. Po ashtu po botohen edhe disa studime monografike.

Historiografia e diktaturës komuniste është kritikuar për politizim, njënashmëri dhe cilësi të ulët të studimeve. Ekspertët mendojë se kjo ardhur nga izolimi i vendit, mungesa e dokumentacionit nga shtetet e tjera dhe kërkesat e udhëheqësve komunistë për të shtrembëruar qëllimisht ngjarjet. Festimet e 100 vjetorit kanë nxitur historianët që të rishikojnë ngjarje dhe figura me ndikim në jetën e vendit për të shkruar të vërtetat dhe për të shmangur shtrembërimet e regjimit komunist.
XS
SM
MD
LG