Lidhje

Përvjetori i parë i vrasjes së Osama bin Laden në Pakistan

  • Zëri Amerikës

Shtëpia e Bardhë tha dje nuk ka informacion për kërcënimet e mundëshme ndaj Shteteve të Bashkuara në përvjetorin e parë të vrasjes së ish udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden në Pakistan.

Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, u tha gazetarëve se “për momentin ne nuk kemi informacion të besueshëm se organizatat terroriste, përfshirë edhe al-Kaidën, po organizojnë sulme në Shtetet e Bashkuara që të përkojnë me përvjetorin e vdekjes së bin Ladenit.

Por ai theksoi se aleatët e al-Kaidës dhe bashkëpunëtorët e saj “nuk heqin dorë nga qëllimi për të kryer sulme në Shtetet e Bashkuara, ndoshta në hakmarrje për vdekjen e bin Ladenit, por jo domosdoshmërisht në kuadrin e këtij përvjetori.

Më herët, Presidenti Barak Obama dha urdhër për rishikimin e gjendjes dhe udhëzoi ekipin e tij të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e popullit amerikan.

XS
SM
MD
LG