Lidhje

Përvjetori i parë të përmbysjes nga pushteti të Presidentit Hosni Mubarak


Përvjetori i parë të përmbysjes nga pushteti të Presidentit Hosni Mubarak
Përvjetori i parë të përmbysjes nga pushteti të Presidentit Hosni Mubarak

Aktivistët në Egjipt po planifikojnë një ditë grevazh për të shënuar përvjetorin e parë të përmbysjes nga pushteti të Presidentit Hosni Mubarak.

Planet për këto greva pasojnë një seri protestash, që bënin thirrje për largimin nga pushteti të udhëheqësve ushtarakë të vendit.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, i cili mori pushtetin shkurtin e kaluar pas dorëheqjes së zotit Mubarak, tha se nuk do të përulet para kërcënimeve dhe presionit të kërkesave për përshpejtimin e kalimit të pushtetit një qeverie civile.

Dje, mijëra egjiptianë marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin Kairo.
Sunduesit ushtarakë të Egjiptit kanë premtuar zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale deri në qershor për të përfunduar kalimin demokratik tek një qeveri civile. Autoritetet ushtarake në pushtet zhvilluan gjithashtu zgjedhje parlamentare me faza, të cilat çuan në krijimin muajin e kaluar të një asambleje të re e mbizotëruar nga partitë islamike.

XS
SM
MD
LG