Lidhje

Pesë trupa amerikane vriten në Afganistan


Zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes thonë se pesë trupa amerikane u vranë në një operacion sot në Afganistanin jugor, ndoshta gabimisht nga trupa të tjera amerikane.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby tha sot se “hetuesit po shqyrtojnë informacionin se mund të ishte hapur gabimisht nga trupat e koalicionit”.

Forca Ndërkombëtare e Sigurisë (ISAF) thotë se trupat u vranë kur hasën forca armike gjatë një operacioni sugurie. Zyrtarët e ushtrisë afgane thonë se edhe një ushtar afgan u vra gjatë incidentit në provincën e Zabulit.

Zyrtarët thonë se forcat e koalicionit ishin thirrur për të siguruar mbështetje ajrore në një operacion sigurie, pasi militantët u kishin vënë pritë, por mbështetja nga ajri gabimisht kishte goditur trupat e koalicionit.

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG