Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave


Ne vijim këngët që janë në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 këngët më të preferuara të muzikës pop. Javën e shkuar, grupi One Direction hyri në listë direkt në vendin e dytë me “Best Song Ever.” Kësaj jave, kjo këngë zbriti në vendin e 15. Në vendin e pestë, këtë javë një kengë e re: “Holy Grail" nga Jay Z dhe Justin Timberlake.


Kësaj jave, Jay-Z dhe Justin Timberlake po mbarojnë turneun e tyre në Amerikën e Veriut, dhe “Holy Grail” u ngjit dy vende në të pestin. Muajin që vjen, Justin do të nxjerrë në treg volumin e dytë të albumit të tij 20/20 Experience.

Të rikthyer në vendin e katërt janë Daft Punk dhe Pharrell (fa-RELL) Williams me “Get Lucky.” Dueti francez anuloi së shkuari në një emision televiziv të famshëm amerikan javën e kaluar. Do t’ju sjellim detajet pas këngës.

Daft Punk dhe Pharrell Williams iu rikthyen vendit të katërt me “Get Lucky.” Javën që kaloi, Daft Punk ishin të ftuar në emisionin e njohur The Colbert Report, por ndryshuan mendje në minutin e fundit. Drejtuesi i programit Stephen Colbert tha se anulimin e bëri rrjeti MTV sepse Daft Punk kishin hyrë në kontratë me stacionin televiziv për një shfaqje gjatë ceremonisë së Çmimeve të Videove Muzikore, në 25 gusht.

Kënga “Radioactive” e grupit Imagine Dragons është shumë e suksesshme, por të paktën një autor pyet veten nëse kjo është kënga me tekstin më të keq. Detajet vijnë pas saj.

Grupi Imagine Dragons ngjitet një vend, në atë të tretin, me “Radioactive,” me të cilën ata kanë fituar dy çmime platini.

Duke u shfryer në blogun e tij “Hipster Runoff,” një autor i quajtur Carles pyet veten nëse kjo është një nga këngët të shkruara më keq – duke cituar tekstin e rëndomtë plot klishe, dhe një melodi të pafrymëzuar.

Opinioni mbetet i ndarë edhe për këngën e fundit të Miley Cyrus, por ka njerëz mjaftueshëm që e pëlqejnë për ta rikthyer atë në vendin e dytë.

Miley Cyrus i rikthehet vendit të dytë me “We Can’t Stop.” Më parë, në vitin 2009, ajo zuri po vendin e dytë me “Party in the USA.” Miley e ka titulluar albumin e saj të katërt Bangerz, dhe thotë se në të përfshihen bashkëpunime më muzikantë të tjerë të famshëm si Future, Pharrell Williams, Big Sean, dhe Ludacris. Tani për tani, nuk dihet se kur do të dalë në treg.

Kjo është një javë e mrekullueshme për Robin Thicke. Faktikisht, 10 javët e fundit kanë qenë më të mirat të karrierës së tij muzikore. Faktet në hollësi pas “Blurred Lines,” e cila vazhdon të qëndrojë në vendin e parë.

Robin Thicke vazhdon të dominojë në vendin e parë për të nëntën javë rradhazi me “Blurred Lines,” një bashkëpunim me T.I. dhe Pharrell Williams. Kjo është koha më e gjatë që një këngëtar mashkull ka qëndruar në vendin e parë që nga viti 2008, kur Flo Rida arriti të qëndronte në majë për 10 javë me “Low”. Jo vetëm që Robin mban vendin e parë të renditjes së kësaj jave, por edhe albumi që mban titullin e këngës arriti vendin e parë në renditjen e albumeve.
XS
SM
MD
LG