Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të javës në SHBA


Ju sjellim tani pesë këngët më të njohura në Shtetet e Bashkuara sipas klasifikimit të revistës Billboard për javën e 28 dhjetorit 2013.

Eshtë java e Krishlindjeve dhe dhurata është një këngë e re nga një prej yjeve të muzikës. Por le të fillojmë me vendin e pestë – është kënga “Royals” e 17 vjeçares Lorde.

Lorde zbret në vendin e pestë me këngën Royals e saj që u shit në 4 milion kopje. Neozelandezja bashkëpunoi me faqen e internetit Reddit javën e kaluar për t’ju përgjigjur pyetjeve të dëgjuesve – ajo pranoi se ngjan me Gollum nga filmi Lord Of The Rings kur interpreton, por i përqëndron ndjenjat më shumë tek muzika sesa tek pozimi. Lorde ngjitet në skenë në Zelandën e Re dhe Australi në janar dhe shkurt dhe më pas nis një turne në Amerikën e Veriut.
Dhe tani kënga e re për ju: ngjitet në vendin e katërt grupi A Great Big World me këngën “Say Something,” ku interpreton edhe Christina Aguilera.

A Great Big World dhe Christina Aguilera ngjiten në vendin e katërt me “Say Something.” Në shtator, Christina dëgjoi versionin original të këtij dueti nga Nju Jorku. Ajo e pëlqeu shumë dhe brenda një jave u realizua bashkëpunimi për këtë version të këngës. Christina nuk ka qënë kaq lart në klasifikim që nga viti 2011, kur me grupin Maroon 5 arriti në vendin e pare me këngën “Moves Like Jagger.”

Në vendin e tretë përsëri këtë javë OneRepublic me “Counting Stars.” Drejtuesi i grupit Ryan Tedder punoi për albumin e fundit të Beyonce – hollësitë i dëgjoni pas këngës.

OneRepublic në vendin e tretë me “Counting Stars.” Ryan Tedder është producenti i këngës “XO” në albumin e fundit të Beyonce dhe thotë se nuk e dinte që albumi do të publikoj gati 90 minuta para se të hidhej në treg. Albumi tani është në krye të klafisikimit.

Përsëri në vendin e dytë janë Pitbull dhe Kesha me “Timber.” Javën e kaluar Ke$ha debutoi dy këngë të reja në emisionin My Crazy Beautiful Life në MTV. Ajo foli rreth albumit të saj të tretë, duke e cilësuar si të guximshëm. Nuk ka informacion për datën e publikimit të tij megjithatë.

Në vendin e parë për të dytën javë janë Eminem dhe Rihanna (ree-AH-nah); me “The Monster.”

Eminem dhe Rihanna janë në krye të klasifikimit me “The Monster.” Eminem dhe Kanye West nuk shfrytëzuan mundësinë për të interpretuar në koncertin special gjatë javës së Super Bowl-it, me Eminem që thuhet se kërkoi dy milion dollarë për të interpretuar në një mbrëmje me pronarët e Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan, NFL.

Le të ndalemi këtu për këtë sezon festassh – por mos harroni se klasifikimi vazhdon! Do të takohemi përsëri javën tjetër me pesë këngët më të mira të javës.
XS
SM
MD
LG