Lidhje

I paharruari Pete Seeger


Pete Segeer dhe Bruce Springsteen interpretojnë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Obama më 18 janar 2009
Pete Segeer dhe Bruce Springsteen interpretojnë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Obama më 18 janar 2009
Pete Seeger, këngëtari dhe kompozitori legjendar i muzikës popullore i cili luftoi për ndryshime shoqërore dhe luajti një rol të madh në ringjalljen e muzikës popullore amerikane, vdiq të hënën në moshën 94 vjeçare.

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:48 0:00
Direct link

Për shumë njerëz, Pete Seeger do të mbahet mend si këngëtari më i famshëm ose më famëkeq i muzikës popullore amerikane.

Muzikanti Tony Trischka, i cili i bien banxhos, e dëgjoi Pete Seegerin të këndonte kur ishte fëmijë dhe më vonë u bënë miq. Kur ishte 14 vjeç, ai i shkruajti një letër Pete Seegerit. Nuk e kishte adresën, kështu që thjeshtë shkruajti emrin e tij, dhe qytetin Beacon, Nju Jork, duke shpresuar se letra do të mbërrinte tek artisti.

“Fjalët thonin pak a shumë, ‘I dashur Pete, mendoj se je banxhisti më i mirë që ka jetuar ndonjëherë.’ Dy javë më pas, mora një kartolinë nga ai që shkruante: ‘I dashur Tony, më bëhet qejfi që të pëlqen muzika ime.’ Dhe e firmosi Pete Seeger. Pranë firmës kishte vizatuar një banxho. Dhe ajo u bë relikë, një ikonë që më frymëzoi.”

Lindur në Nju Jork në vitin 1919, Pete Seeger u rrit me besimin se muzika mund të ndryshojë botën. Ai u largua nga Harvardi pa u diplomuar në vitin 1938 dhe filloi të punonte me arkivistin e muzikës Alan Lomax, duke mbledhur këngë në zonat jugore të Shteteve të Bashkuara. Në fillimin e viteve ‘40, ai formoi grupin Almanac Singers, një grup shumë të politizuar, të njohur për interpretimin e këngëve për sindikatat dhe himnet kundër luftrave.

Pavarësisht se fillimi i Luftës së Dytë Botërore do të thonte se grupit i erdhi fundi, lufta nuk përfundoi karrierën e Seegerit. Në vitin 1948, ai formoi grupin The Weavers të cilët, brenda një kohe të shkurtër, u bënë një nga grupet më të preferuara në Amerikë.

Një nga këngët më të famshme të tij është “Tzena, Tzena, Tzena.”

Pavarësisht famës së kësaj kënge, dhe këngëve të tjera, ato nuk mund ta shpëtonin Seegerin nga etiketimi si “komunist” gjatë viteve ’50. Tre pjesëtarë të grupit The Weavers u quajtën anëtarë të Partisë Komuniste dhe nuk mund të punësoheshin nëpër koncerte dhe më pas kompania e tyre muzikore ua përfundoi kontratën. Në vitin 1955, Pete Seeger u thirr në Uashington për të dëshmuar para Komisionit për Veprimtaritë Jo-Amerikane të Dhomës së Përfaqësuesve, ku ai u mor në pyetje në lidhje me shoqatat e tij politike.

Ai i tha para komisionit, “Unë nuk do të përgjigjem rreth lidhjeve të mia politike, bindjeve të mia filozofike apo fetare, ose se si kam votuar gjatë zgjedhjeve apo ndonjë nga këto çështje private. Unë mendoj se këto janë pyetje shumë të papërshtatshme që mund t’i pyeten një amerikani.”

Për shkak të kësaj, më 26 korrik 1956, Dhoma e Përfaqësuesve votoi 373 me 9 që ai të thirrej në gjyq për përbuzje të organit ligjvenës. Pesë vjet më vonë, rasti i Seegerit mbërriti në gjykata, ai u shpall fajtor dhe u dënua me një vit burg, duke rezultuar në protesta në mbarë botën. Edhe pse vendimi u përmbys, ai nuk iu rikthye radios dhe televizionit në Shtetet e Bashkuara deri në fund të viteve ’60.

Gjë që e bën edhe më të mrekullueshëm faktin që ai u rikthye në Uashington në vitin 1994 për të marrë Medaljen Presidenciale të Arteve, nderin më të lartë artistik të vendit. Dy vjet më vonë emri i tij u vendos në sallën e artistëve të famshëm të Rock and Roll-it. Dhe në vitin 2009, ai interpretoi në Memorialin e Linkolnit në një koncert për të festuar fitoren e presidentit Barack Obamës.

Por ai thonte se nuk kishte planifikuar që të kishte një karrierë muzikore.

“Unë nuk doja të bëhesha muzikant profesionist. Më pëlqente të këndoja, por mendoja se biznesi i muzikës ishte plot hipokrizi.”

Ishte Seegeri që ndryshoi fjalët e një kënge fetare të vjetër nga “We Will Overcome” në “We Shall Overcome” . Kjo këngë u bë më pas himni i lëvizjes së të drejtave civile në vitet ’60 të udhëhequr nga Martin Luther Kingu.
XS
SM
MD
LG