Lidhje

Etiopi: Lirohet gazetari i VOA Peter Heinlein


Korrespodenti dhe përkthyesja e tij etiopiane u arrestuan dje kur po dilnin nga një xhami në dalje të Adis Abebës

Një korrespondent i Zërit të Amerikës në Etiopi është liruar, pasi u mbajtën në paraburgim gjatë natës së mbrëmshme nga autoritetet në Adis Abeba. Korrespondenti Peter Heinlein u lirua gjithashtu nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij për “raportim të paligjshëm”.

Korrespodenti dhe përkthyesja e tij etiopiane u arrestuan dje kur po dilnin nga një xhami në dalje të Adis Abebës. Zoti Heinlein komunikoi sot me redaksinë e Zërit të Amerikës dhe konfirmoi se ishte marrë në pyetje për një kohë të gjatë për synimet e raportimit të tij.

Ashtu si zoti Heinlein edhe përkthyesja e tij ishte liruar dhe të gjitha akuzat ishin rrëzuar, pasi një zyrtar i Konsullatës amerikane kishte shkuar për t’i takuar në burg. Ai tha se kompiuteri dhe pajisje të tjera regjistrimi që u ishin konfiskuar, iu kthyen dhe të dy ata janë në gjendje të mirë.

Zëri i Amerikës ka nxjerrë një deklaratë ku përshëndet lirimin e zotit Heinlein.
XS
SM
MD
LG