Lidhje

Peter Mutharika, President i ri i Malavit


Peter Mutharika bëri betimin si Presidenti i ri i Malavit. Zyrtarët e zgjedhjeve e shpallën udhëheqësin e Partisë Demokratike Progresive të opozitës fitues të zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar. 74-vjeçari Mutharika tha në një fjalim të shkurtër se detyra e tij kryesore si presidenti vendit do të jetë bashkimi i popullit, pas përçarjes së krijuar për shkak të çështjeve elektorale. Zgjedhjet shkaktuan mjaft trazira në këtë vend të Afrikës juglindore. Protestuesit që kërkonin rinumërimin e votave u përleshën me policinë në qytetin jugor të Mangochit dhe dhuna la të paktën një të vdekur. Presidenti i ri Peter Mutharika i ftoi rivalët e tij politikë që ta ndihmojnë në rindërtimin e vendit.
XS
SM
MD
LG