Lidhje

Gjenerali Petreas takohet për herë të fundit me trupat në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Gjenerali Petreas takohet për herë të fundit me trupat në Afganistan

Gjenerali Petreas takohet për herë të fundit me trupat në Afganistan

Gjatë një ceremonie ridislokimi në Kandahar të Afganistanit, gjenerali Petreas u tha ushtarëve amerikanë se në 235 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, veprimet e tyre përbëjnë ndjenjën më të thellë të patriotizmit. Megjithatë, ai paralajmëroi se "në Afganistan mbetet ende shumë punë për t’u bërë".

"Synimi ka qënë gjithnjë që ndërsa ne përforcojmë pjesën jugperëndimore dhe jugore të vendit, forcat tona do të përqëndrohen në lindje për të shtuar masat mbrojtëse e për t’i shtrirë ato në zonat e administruara nga grupet fisnore, veçanërisht në Vaziristanin verior, e deri në hyrje të Kabulit".

Gjenerali Petreas, i cili kohët e fundit u konfirmua nga Senati amerikan për në postin e drejtorit të CIA-s, do të zëvëndësohet nga gjenerali i marinës amerikane John Allen në një ceremoni e planifikuar për më 18 korrik.

Ndërkohë, në dhunën e 24 orëve të fundit, NATO-ja tha se 2 ushtarë u vranë, njëri nga shpërthimi i një bombe në lindje dhe tjetri nga një sulm i kryengritësve në jug. Forcat gjetën trupin e një ushtari britanik, i cili humbi dje në provincën e Helmandit. Një zëdhënës taliban mori përgjegjësinë për kapjen dhe vrasjen e ushtarit.

Lajmi për kapjen e ushtarit përkoi me vizitën e kryeministrit britanik, David Cameron në Afganistan.

"Është një incident për të ardhur keq dhe dua që ushtria të bëjë të gjitha përpjekjet për ta gjetur ushtarin. Prandaj kur erdha këtu vendosa që të mos shkoi në provincën e Helmandit për t’u takuar me komandantët, por kërkova që të gjitha burimet të përdoreshin për gjetjen e ushtarit tonë".

Britania ka rreth 9 mijë e 500 trupa në Afganistan, kontigjenti i dytë më i madh i huaj në atë vend. Shumica e ushtarëve britanikë ndodhen në Helmand, një prej zonave më të dhunshme.

XS
SM
MD
LG