Lidhje

Media amerikane: FBI zbuloi marrëdhëniet e Petreas


Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, gjenerali me 4 yje Dejvid Petreas, njeriu që i njihet merita e kthesës pozitive që mori lufta në Irak, dha dje dorëheqjen pasi pranoi se kishte patur lidhje jashtë martesore. Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate tha se Presidenti Barak Obama e pranoi dorëheqjen e gjeneralit Petreas. Marrëdhënia jashtëmartesore është zbuluar nga FBI-ja pas shqetësimeve për një shkëmbim e-mailesh me përmbajtje të papërshtatshme mes zotit Petreas dhe biografes së tij Paula Broadwell.

Dorëheqja e drejtorit të CIAs ka befasuar Uashingtonin, qytet i cili nuk shokohet me lehtësi nga lajme të kësaj natyre. Një nga zyrtarët publikë më të respektuar dhe më të disiplinuar u largua nga zyra pasi pranoi se kishte patur marrëdhënie jashtëmartesore. Petreas tha se kishte “gjykuar jashtëzakonisht dobët”, duke hyrë në një marrëdhënie jashtëmartesore dhe se një sjellje e tillë është e papranueshme.

David Petreas dje shkoi në Shtëpinë e Bardhë për t’i dorëzuar presidentit letrën e dorëheqjes nga posti i drejtorit të CIAs.

Marrëdhënia jashtëmartesore është zbuluar nga FBI-ja pas shqetësimeve për një shkëmbim e-mailesh me përmbajtje të papërshtatshme mes zotit Petreas dhe biografes së tij Paula Broadwell.

Biografja Paula Broadwell është nga Dakota e Veriut dhe kishte një karrierë të shkëlqyer. Broadwell ka mbaruar studimet në akademinë ushtarake West Point, ka shërbyer në ushtrinë amerikane dhe pastaj ka vazhduar studimet në Universitetin e Harvardit. Më vonë ajo mori rolin e biografes për gjeneralin David Petreas. Broadwell ishte e hapur në lidhje me marrëdhëniet që ajo i cilësonte “të ngushta” me zotin Petreas.

Dyzet vjeçarja Broadwell është e martuar me mjekun radiolog Scott Broadwell.

Petreas ishte një nga arkitektët strategjisë së shtimit të trupave për të luftuar kryengritësit në Irak, që i dha fund luftës në Irak. Më pas, Petreas ka drejtuar trupat amerikane në Afganistan dhe vitin e kaluar zëvendësoi Leon Panetën në postin e drejtorit të CIAs.

Kur u emërua në postin e drejtorit të CIAs, bashkëshortja e tij Holly, ishte pranë tij.

“Kur i kërkova mendim Hoolly-it në lidhje me fjalimin sot ajo më tha të flasë pakë”.

Ata u takuan gjatë kohës që zoti Petreas vazhdonte studimet në akademinë ushtarake West Point dhe kanë qenë të martuar për 37 vjet. Bashkëshortja e zotit Petreas rrjedh nga një familje me traditë ushtarake. Gjyshi i saj ka marrë pjesë në Luftën Civile, kurse babai i saj ishte gjeneral me katër yje dhe komandant ushtarak.

Presidenti Obama bëri një deklaratë me shkrim dje, në të cilën thoshte se kishte pranuar dorëheqjen e gjeneralit dhe e vlerësonte atë për “përkushtimin dhe patriotizmin e tij”. Ai tha se “mendimet dhe lutjet tij janë me David dhe Holly Petreas e cila ka dhënë kontribut të madh për familjet e ushtarakëve përmes punës së saj”.

Presidenti tha në deklaratën e tij se gjenerali Petreas e “ka bërë vendin tonë më të sigurt dhe më të fortë”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG