Lidhje

Poroshenko, kandidat presidencial i Ukrainës


Petro Poroshenko, manjat i industrisë së embëlsirave, pasuria e të cilit vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë, ka dalë si pretendenti kryesor në anketat e opinionit, para zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Ukrainë. Sipas sondazhit të fundit, ai gëzon mbështetjen e 53.2 për qind të votuesve, ndërsa rivalja e tij kryesore ish kryeministrja Yulia Tymoshenko është në vend të dytë me 10.1 për qind.

Ai njihet si “Mbreti i Çokollatave” në Ukrainë, pasi e ka ngritur pasurinë e tij nga ëmbëlsirat. Por Petro Poroshenko nuk është i panjohur me politikën.

Ai ishte folës i rregullt në sheshin Pavarësia të Kievit në kulmin e protestave të fundit, që denocuan korrupsionin dhe bënë thirrje për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Orysia Lutsevych është në insititutin e politikave, Chatham House të Londrës.

“Ai u bë popullor gjatë protestave të fundit pasi ai ofronte besim në lidhje me veprimin e tij të drejtpërdrejt dhe gjithashtu pasi ai nuk ishte i lidhur me ndonjë nga partite politike ekzistuese”.

Zoti Poroshenko ka marrë mbështetjen e udhëheqësit të opozitës dhe ish boksierit, Vitaly Klitschko. Në një intervistë, ai premtoi të shkojë më tej revolucionin në Ukrainë.

“Ka lindur një vend i ri. Kanë lindur njerëzit e rinj. Por fatkeqësisht politikanët mbeten të vjetër dhe unë do përpiqem të bëjë më të mirën që politikanët, qeveria, autoritetet dhe presidenti t’i përshtaten popullit të ri të dalë nga revolucioni”.

Zoti Poroshenko luajti një rol të madh në Revolucionin Portokalli në vitin 2004, përkrah rivales së tij të tanishme Yulia Tymoshenko, duke u bërë ministër i jashtëm nën presidentin e atëhershëm Viktor Yushchenko.

Ai e vuri pasurinë nga kompania e tij Roshen e çokollatave, si edhe nga firma të tjera mediatike dhe fabrika prodhimi. Vëzhguesit thonë se ai po kultivon imazhin e një njeriu të pastër.

“Mund të vini këtu në këtë vend të sigurt dhe të mirë me një kosto të lirë pune për të krijuar biznesin tuaj dhe e vetmja pengesë për ta bërë këtë është korrupsioni. Kjo është arsyeja që lufta ndaj tij është përparësia kryesor për modernizmin.”

Statusi i tij si miliarder, i pasuruar me punën e tij, e dallon atë nga elita e biznesmenëve të tjerë, që shihen zakonisht si të korruptuara, thotë Orysia Lutsevych nga Chatham House.

“Ai e kupton mirë si funksionojnë tregjet financiare ndërkombëtare dhe ka marrëdhënie të mira me shumë politikanë perendimorë. Por gjitashtu ai është njeri që e kupton Rusinë, pasi bën shumë biznes aty me kompaninë e tij.”

Por marrëdhëniet e Poroshenkos me Kremlinin nuk janë të mira, thotë Andrew Foxall, analist me grupin Henry Jackson Society.

“Biznesi i tij ishte subjekt i sanksioneve tregëtare dhe embargove nga qeveria ruse. Biznesi humbi shumë nga kjo. Ai ka humbur shumë. Kohët e fundit, pasuria e tij në Rusi është vënë në shënjestër.”

Poroshenko ka thënë se ai nuk do ta pranojë asnjëherë aneksimin me forcë të Krimesë nga Rusia. Kremlini ka dislokuar dhjetra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën.

Kushdo që do të fitojë zgjedhjet e 25 majit, fitorja do të shënojë vetëm fillimin e një sfide të madhe me të cilën do të përballet udhëheqësi i ardhshëm i vendit.
XS
SM
MD
LG