Lidhje

Kush është Petro Poroshenko


Petro Poroshenko, i cili mendohet se do të bëhet presidenti i ardhshëm i Ukrainës, është i mirënjohur në vendin e tij si mbreti i çokollatave, një sipërmarrës miliarder që zotëron firmën Roshen.

Ai thotë se shqetësimi për vendin e bëri të ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm në Krime në muajin mars dhe të futet në garën presidenciale.

48-vjeçari Poroshenko lindi në Odesa dhe është diplomuar si ekonomist. Ai shfrytëzoi mundësitë që ofroi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në 1991 për të blerë një fabrikë të vjetër ëmbëlsirash duke u bërë një ndër ukrainasit më të pasur përmes prodhimit të çokollatave.

Poroshenko u përfshi edhe në politikë, duke mbështetur Revolucionin Portokalli që solli në pushtet Viktor Janukoviçin. Ai shërbeu si ministër i jashtëm në qeverinë e Janukoviçit.

Kur Rusia po përgatitej të merrte nën kontroll Krimenë, ai bëri një vizitë të ngutshme në kryeqytetin e rajonit Simferopol për të bindur votuesit të hedhin poshtë idenë e referendumit separatist. Ai u detyrua të tërhiqet, pasi u rrethua nga kundërshtarë të revoltuar. Por vizita e tij u mbulua nga media dhe pak pas saj ai vuri kandidaturë si president.

Poroshenko mbështet integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, sidomos pasi tregjet evropiane pranuan çokollatat e tij, kur atij iu bllokua qasja në tregun ru
XS
SM
MD
LG