Lidhje

Petroviç: Bisedimet Prishtinë-Beograd do të lehtësojnë decentralizimin në veri

  • Leonat Shehu

Petroviç: Bisedimet Prishtinë-Beograd do të lehtësojnë decentralizimin në veri

Petroviç: Bisedimet Prishtinë-Beograd do të lehtësojnë decentralizimin në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petrovic, njëherësh ministër i pushtetit lokal, tha sot se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të ndihmojnë gjetjen e mundësive për decentralizimin e pushtetit edhe në veriun e Kosovës, që nënkupton krijimin e komunës veriore të Mitrovicës. Në një takim me gazetarë në Prishtinë, ai tha se qeveria e Kosovës i sheh qytetarët e veriut si partnerë në këtë proces dhe bashkë me ta por edhe faktorë të tjerë do të kërkojë formulën më të mirë për zgjidhjen e problemeve në atë pjesë të vendit.

“Dhe sigurisht pres që në kuadër të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ketë mundësi që të gjendet një mënyrë për një proces më të lehtë të decentralizimit në veri”, tha zëvendëskryeministri Petrovic, duke nënvizuar se për tërë këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi i komunitetit ndërkombëtarë.

Veriu i Kosovës i banuar me shumice serbe është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht edhe institucioneve të saj. Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se decentralizmi nuk është një proces politik, por një proces i afrimit të pushtetit me qytetarët dhe kjo duhet t’u shpjegohet edhe qytetarëve në veri. Ai tha se kundërshtimi i tyre ndaj institucioneve të Prishtinës duhet të ndryshojë duke ju ofruar mundësi më të mira jetese, njësoj siç ka ndodhur edhe në komunat e reja me shumicë serbe në pjesën tjetër të Kosovës.

Mbrëmë parlamenti i Kosovës miratoi në parim buxhetin për vitin 2011, i cili sipas zotit Petrovic do të mundësojë veprime pozitive në edhe në veri.

“Keni parë se në kuadër të buxhetit është paraparë rritja e konsiderueshme e pagave dhe kjo do të ndikojë në jetën më të mirë për qytetarët”, tha ai.

Miratimi i buxhetit i cili duhet t’i nënshtrohet edhe një shqyrtimi javën që po vjen, po kalon nëpër një debat të ashpër ndërmjet qeverisë dhe opozitës, por autoritetet besojnë në miratimin e tij të domosdoshëm në këtë periudhë. Zoti Petrovic tha sot e buxheti parasheh investime edhe në veriun e Kosovës të banuara më shumicë serbe, kur sipas tij edhe në të kaluarën ka pasur investime por qytetarëve nuk u është shpjeguar e vërteta.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë jashtë kontrollit të Prishtinës, e cila ngulë këmbë në mënjanimin e strukturave paralele të mbështetura nga Beogradi.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG