Lidhje

YouTube, platforma më e rëndësishme për lajmet


Sipas një raporti të ri të publikuar sot, YOUTUBE po bëhet platforma më e rëndësishme për lajmet. Sipas raportit të Qendrës Kërkimore Pew, Projekti për Arritje të Shkëlqyera në Gazetari, një e treta e kërkimeve më të mëdha në Youtube gjatë 15 muajve, lidheshin me lajmet. Studimi përfshiu periudhën janar 2011 - mars 2012.

Qendra Pew thotë se në 7 ditët pas cunamit dhe tërmetit që goditi Japoninë, 20 videot më të shikuara në Youtube përqëndroheshin të gjitha tek tragjedia dhe u panë nga më tepër se 96 milionë shikues. Sipas Qendrës Pew, njerëzit patën rastin të shohin në këto video një lloj të ri të gazetarisë vizuale, ku shumica e pamjeve ishin regjistruar nga dëshmitarë, të cilët qëlluan në vendin ku ndodhi tragjedia.

Disa nga videot ishin vendosur në youtube nga dëshmitarët, por shumica e tyre ishin publikuar në youtube nga mediat, që inkorporuan në produktet tyre videot e përdoruesve të youtubit. Raporti i Qendrës Pew thotë se ndërsa shikueshmëria e televizionit ja kalon lajmeve që shihen në you tube, kjo platformë mediatike po bëhet përherë e më tepër një mjet dixhital, ku gazetaria profesionale gërshetohet me videot e qytetarëve.
XS
SM
MD
LG