Lidhje

Presidenti Obama pezullon emërimin e Gjen. Allen si shef i NATO-s


Presidenti Obama ka pezulluar emërimin e gjeneralit John Allen si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të NATO-s, duke pritur rezultatet e hetimit për dyshimet e një komunikimi të papërshtashëm me një grua të përfshirë në skandalin që çoi në dorëheqjen e shefit të CIA-s, David Petreas.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, tha se presidenti Obama e ka lënë për më vonë emërimin e tij me kërkesë të sekretarit të mbrojtjes Leon Panetta.

Presidenti Obama e emëroi muajin e kaluar gjeneralin Allen për t'u bërë kreu i komandës evropiane të Shteteve të Bashkuara dhe më pas Komandant i Lartë i Forcave Aleate në Evropë një muaj përpara se zoti Petreus të jepte dorëheqjen, si pasojë e një marrëdhënieje jashtëmartesore.

FBI-ja po merr në shqyrtim rreth 20 mijë – 30 mijë faqe me emailet e shkëmbyera mes gjeneralit Allen dhe zonjës Kelly – shumica e tyre mes viteve 2010- 2012.
XS
SM
MD
LG