Lidhje

Gjigandi amerikan i ilaçeve kundër injeksioneve për dënimet me vdekje


Një dhomë ekzekutimi me injeksion
Një dhomë ekzekutimi me injeksion

Kompania gjigande amerikane e ilaçeve, “Pfizer”, ka njoftuar se do të mbështesë përpjekjet për të ndaluar përdorimin e përbërësve të saj në injeksionet vdekjeprurëse.

Një zëdhënëse e kompanisë tha se kompania ka vendosur kufizime të reja në rregullat e saj që ndalojnë përdorimin e medikamenteve për injeksionet që përdoren për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje.

Shtatë produkte të kompanisë do t’u shiten në vazhdim vetëm një grupi të kufizuar firmash, me kushtin që ato të premtojnë se këto produkte nuk do t’u shiten institucioneve të vuajtjes së dënimit për t’i përdorur në injeksionet e tyre vdekjeprurëse.

Gjatë viteve të fundit, rreth 20 kompani ilaçesh nga mbarë bota kanë ndaluar përdorimin e ilaçeve të tyre për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje. Kompania “Pfizer” ishte kompania e fundit e madhe që ofronte produkte për këtë lloj tregu në SHBA.

XS
SM
MD
LG