Lidhje

Phelps i dyti në 200 metra stili flutur


Notari amerikan barazon rekordin olimpik me 18 medalje.

Amerikani Michael Phelps mori medaljen e argjendtë, duke u renditur i dyti në garën 200 metra stili flutur në Lojërat Olimpike të Londrës.

Me këtë rezultat, ai barazon rekordin e gjimnastes ruse, duke marrë numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Olimpike.

Phelps doli i dyti me 0,05 sekonda diferencë me notarin jugafrikan Chad le Clos. Clos e fitoi garën me kohën 1 minutë e 52.96 sekonda, ndërsa Phelps shënoi kohën 1 minutë e 53.01 sekonda. Medaljen e bronxtë e mori japonezi Takeshi Matsuda, me kohën 1 minutë e 53.21 sekonda.
XS
SM
MD
LG