Lidhje

Michael Phelps takohet me idhullin e tij, Michael Jordan


Notari me më shumë medalje olimpike dhe ish-basketbollisti i Chicago Bulls u takuan gjatë xhirimeve të një emisioni televiziv

Për Michael Phelps kënaqësitë e këtij viti vazhdojnë të shtohen.

Notari me më shumë medalje olimpike u takua mbrëmë me idhullin e tij, Michael Jordan. Ish-basketbollisti i Chicago Bulls bëri një paraqitje të papritur gjatë xhirimeve të një emisioni televiziv, dhe Phelps ishte shumë i emocionuar, duke patur vështirësi edhe në të folur.

Edhe pse është rritur në Baltimore, Michael Phelps ishte një tifoz i Michael Jordanit.

Michael Phelps ka nisur të ushtrojë sportin e golfit, që kur ai u tërhoq nga noti, pas Olimpikeve të Londrës.

Legjendari Jordan ka fituar gjashtë tituj të NBA me Çikago Bulls, dhe ishte atleti i parë emri i të cilit u bë një markë tregtare në të gjithë botën.

Edhe ata që nuk ishin shumë të interesuar me basketbollin, donin të bëheshin “si Majkëlli” dhe Phelps është shprehur se ai shpreson të ketë një ndikim të ngjashëm tek noti.
XS
SM
MD
LG