Lidhje

Pheniani kundër bisedimeve me SHBA


Koreja e Veriut ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve mbi të drejtat e njeriut dhe programin bërthamor me Shtetet e Bashkuara, si rezultat i atyre që i cilëson si përpjekje të Uashingtonit për të rrëzuar regjimin komunist.

Komenti i bëra sot siç duket marrin shkas nga projekt-rezoluta e OKB-së që rekomandon që Pheniani t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale për mosrespektimin e të drejtave të njeriut. Pheniani akuzohet në një raport të fundit të OKB se ka kryer krime kundër njerëzimit.

Japonia dhe Bashkimi Evropian kanë në plan që së shpejti të paraqesin një rezolutë pa fuqi ligjore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm rezolutën.

XS
SM
MD
LG