Lidhje

Pheniani tërheq ftesën për bisedime mbi çështjen Bae


Zyrtarët amerikanë thonë se Koreja e Veriut ka tërhequr ftesën ndaj një të dërguari amerikan për bisedime lidhur me lirimin e misionarit fetar Keneth Bae, i cili është burgosur në këtë vend komunist.

Eksperti i Departamentit të Shtetit për çështjet humanitare Robert King pritej të vizitonte së shpejti Korenë e Veriut. Por dje u dërgua njoftimi se Pheniani e kishte tërhequr ftesën.

Nuk është e qartë se çfarë u bë shkas për veprimin e Phenianit.

Mbrëmë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se administrata Obama është shumë e zhgënjyer nga vendimi. Zonja Psaki i bëri thirrje Koresë së Veriut t’i japë amnisti speciale dhe ta lirojë menjëherë zotit Bae, si gjest humanitar për t’i ofruar atij kujdes mjekësor të shpejtë. Të premten Departamenti i Shtetit tha se 45-vjeçari Bae ishte dërguar nga spitali në një kamp pune.
XS
SM
MD
LG