Lidhje

Pheniani përsërit kërcënimet për luftë kundër Koresë së Jugut


Një zyrtar i lartë ushtarak i Koresë së Veriut përsëriti kërcënimet e Phenianit për luftë kundër Koresë së Jugut dhe aleatëve të saj, madje edhe pas paralajmërimeve të Kinës kundër provokimeve të mëtejshme në gadishullin e tensioniuar.

Në një fjalim për nder të “Ditës së Ushtrisë” në Korenë e Veriut, nënmarshalli, RiYong-ho ka thënë se vendi i tij është i armatosur me armë që janë të afta të shkatërrojnë ushtrinë amerikane “me një të shtënë të vetme”.

Korea e Veriut ka shtuar retorikën ushtarake kundër Seulit pasi presidenti jug korean Le Mjung Bak kritikoi Veriun për shpenzimet e parave në një përpjekje të dështuar për hedhjen e një rakete në fillim të këtij muaji në vend se të ushqente popullsinë e saj që vuan nga uria.

XS
SM
MD
LG