Lidhje

Pheniani: Pezullimi i ndihmave ushqimore amerikane, reagim i tepruar


Koreja e Veriut tha sot se pezullimi i ndihmave ushqimore amerikane është një reagim i tepruar ndaj planeve të Penianit për të lëshuar një raketë në orbitë.

Koreja e Veriut njoftoi në muajin shkurt se do të pezullojë përkohësisht provat bërthamore, lëshimin e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe aktivitetet bërthamore. Si shpërblim, Washingtoni premtoi se do t’i jepte Veriut 240.000 ton ndihma ushqimore.

Uashingtoni e quan lëshimin e planifikuar të raketës koreane si shkelje të marrëveshjes, duke thënë se Pheniani po përpiqet të testojë teknologjinë e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Koreja e Veriut thotë se po dërgon një satelit në orbitë për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG