Lidhje

SHBA: Një person sulmon policin në emër të IS


Një person i armatosur i zuri pritë një oficeri të policisë që ishte në makinën e tij në Filadelfia të Pensilvanisë dje, duke e qëlluar oficerin disa herë në krah.

Oficeri arriti ta qëllojë, duke e goditur tre herë autorin 30 vjeçar të sulmit, sipas autoriteteve që thonë gjithashtu se i dyshuari iku me vrap por u kap më pas. Oficeri i policisë pritet të mbijetojë.

Autoritetet thanë sot se i dyshuari pretendoi se e ndërmori sulmin në emër të Shtetit Islamik.

Nuk ka pasur njoftime për gjendjen e të dyshuarit.

XS
SM
MD
LG