Lidhje

Reeker viziton Partinë Socialiste


"Mirëkuptimi mbi reformën e parlamentit, miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë dhe votimi për imunitetet janë të arritshme” - tha zoti Reeker.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Reeker tha në Tiranë se SHBA shpreson që parlamenti të miratojë ligje dhe reforma që çojnë vendin përpara. Zoti Reeker i bëri këto komente pas një takimi me kryetarin e PS të opozitës, Edi Rama, me të cilin bisedoi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe zhvillimet e politikës shqiptare.



“Uashingtoni - tha zoti Reeker - do t’i ndjekë zhvillimet e Shqipërisë nga shumë afër. Shpresojmë që të shikojmë përparimin e reformave në vazhdimësi, presim të shohim që zgjedhjet demokratike të vitit të ardhshëm të zhvillohen në mënyrë të përgjegjëshme. Po ashtu kam theksuar rëndësinë që ka respektimi i pavarësisë së institucioneve demokratike. Për të gjitha këto, javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për të treguar ecjen përpara të reformave, si dhe seriozitetin e qëllimeve që e tejkalojnë politikat partiake në të interesin më të mirë të popullit shqiptar Parlamenti ka në fuqinë të ndikojë pozitivisht në raportin e progresit të Komisioniit Europian pë Shqipërinë. Gjetja e mirëkuptimit shumëpartiak reformën për rregullat parlamentare, miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë si dhe votimi i ndryshimeve kushtetuese për imunitetet janë të arritshme, dhe do të jenë hapa të rëndësishme në drejtimin e duhur për Shqipërinë” - tha zoti Reeker.

Zëvendës-ndihmës sekretari ameriakn i shtetit Philip Reeker vizitoi për 4 ditë Shqipërinë ku u takua me pothuaj të gjithë autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit për të diskutuar ecurinë e refomave dhe integrimin në Bashkimin Europian.
XS
SM
MD
LG