Lidhje

Vdes aktori Philip Seymour Hoffman


Policia e Nju Jorkut po heton vdekjen e aktorit Philip Seymour Hoffman dhe sipas njoftimeve të para nga një mbidozë droge.

46 vjeçari Hoffman, fitues i disa çmimeve, u gjet i vdekur të djelën më 2 shkurt, në apartamentin e tij në lagjen Greenwhich Village të Nju Jorkut.

Mjeku ligjor i Nju Jorkut po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Hoffgamit.

Philip Seymour Hoffman fitoi Çmimin e Akademisë së Filimit dhe Globin e Artë si aktori më i mirë në filmin e vitit 2005 "Capote". Ai u emërua edhe për rolet e tij në skenën e Broduejt.
XS
SM
MD
LG