Lidhje

Kritika ndaj komenteve të presidentit të Filipineve


Zyrtarët amerikanë i quajtën"shqetësuese" dhe "fyese" komentet e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte-së: ai e krahasonte veten e tij me Adolf Hitlerin, duke thënë se do të ishte i lumtur nëse do të shfaroste 3 milionë përdoruesit dhe trafikantët e drogës.

Gjatë një fjalimi të premten, Duterte tha se Hitleri vrau miliona hebrenj dhe se ai, Duterte, do të ishte "i lumtur" nëse do të vriste tre milionë përdorues dhe kriminelë të drogës, si një mënyrë për t’i dhënë fund luftës ndaj drogës në vendin e tij. Komentet e tij janë kritikuar nga zyrtarë të ndryshëm dhe organizata në mbarë botën.

"Për mua personalisht, këto janë komente tepër shqetësuese," tha Sekretari amerikan i Mbrotjes, Ash Carter.

Daniel Mariaschin, Organizata “B'nai B'rith International” tha:

"Janë komente skandaloze dhe tregojnë për një nivel të lartë të injorancës dhe të përbuzjes së historisë. Hitleri ishte autor i vrasjeve më të rënda masive të njerëzve në histori. Është thjesht e pashpjegueshme që dikush do ta identifikonte veten me një person, i cili ishte përgjegjës për zhdukjen e qindra mijëra njerëzve, për përfshirjen e tij në gjenocid," thotë Daniel Mariachin, nënpresident i organizatës “B'nai B'rith International”.

Zëdhënësi i zotit Duterte sot bëri një deklaratë, në të cilën thuhet se presidenti filipinas hedh poshtë etiketimet ndaj tij si një vrasës masiv, ose krahasimet me Hitlerin, dhe se Duterte nuk kishte për qëllim të hidhte hije mbi vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

XS
SM
MD
LG