Lidhje

Filipine: Ministri i Brendshëm figuron i humbur


Ministri i Brendshëm i Filipineve figuron i humbur së bashku me 2 persona të tjerë, që ishin në bordin e një avioni të rrëzuar në det. Avioni u rrëzua para se të mbërrinte në tokë për një zbritje emergjente.

Jesse Robredo, aleat i Presidentit Benigno Aquino po udhëtonte sot me një avion të vogël nga qyteti Cebu për në Naga. Piloti dërgoi një mesazh ku kërkonte të bënte një zbritje urgjente në ishullin Masbate, por nuk e arriti dot aeroportin.

Një nga ndihmësit e ministrit u shpëtua pas rrëzimit të avionit në det, kërkimet për të tjetër vazhduan deri në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG