Lidhje

Filipine: Përpjekjet për shpërndarjen e ndihmave


Në Filipine, qeveria po i del në mbrojtje përpjekjeve për shpërndarjen e ndihmave për viktimat e Tajfunit Hejan, shumë prej të cilëve kanë marrë shumë pak, ose aspak ndihmë që pas goditjes së vendit nga stuhia e javës së kaluar.

Sekretari i brendshëm i vendit tha se në një situatë të tillë, merr një rëndësi të veçantë shpejtësia e shpërndarjes së ndihmave, se në qytetin e shkatërruar Takloban nevoja është massive dhe e menjëhershme. Por ai shtoi se ndihma nuk po mund të arrijë tek çdo njeri.

Zyrtarët e ndihmave thanë sot se numri i të vdekurve ka shkuar në 3 mijë e 600 vetë.

Ndërkohë, aeroplanmbajtësja amerikane USS George Washington dhe 7 anije të tjera të marinës amerikane kanë filluar që dje shpërndarjen e paketave të ndihmave dhe të ujit të pijshëm për banorët në Takloban.

Anija gjigande USS Mercy, e shndërruar në spital, po bën përgatitje urgjente për t’u nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe ajo pritet t’i bashkohet flotiljes së emergjencës brenda disa javësh, krahas me transporterin britanik HMS Illustrious.
XS
SM
MD
LG