Lidhje

Filipino-amerikanët ndihmojnë viktimat e tajfunit Haiyan


Filipino-Amerikanët në Shtetet e Bashkuara po mbledhin ndihma për viktimat e Tajfunit Haiyan që ka zhvendosur më shumë se 650 mijë njerëz në Filipine. Mike O'Sullivan njofton nga Kalifornia jugore, ku jeton komuniteti më i madh Filipino –amerikanëve në Shtetet e Bashkuara.

Të premten, Tajfuni Haiyan shkatërroi qytetin bregdetar Takloban në Filipine. Ndërkohë që ushtria amerikane dhe grupet ndërkombëtare të ndihmave po ndeshen me vështirësi në transportimin e ndihmave, Pastori Nestor Gerente i Kishës së Bashkuar Metodiste, Grace, në Long Biç të Kalifornisë, po monitoron donacionet në internet nga filipino-amerikanët.

Ai ka të afërm në provincën Samar e cila u godit rëndë nga tajfuni.

"Unë nuk kam marrë asnjë informacion nga atje. Për këtë arsye unë jam shumë i shqetësuar. Mungesa e informacionit është shumë e rëndë për mua."

Në kishën e zotit Gerente është selia e Qendrës për Emigrantët Filipinezë, një grup që mbështet emigrantët filipinezë. Ajo tani ka kthyer vemendjen dhe përpjekjet për të ndihmuar njerëzit në zonat e prekura nga Tajfuni Hayian.

Në Kishën e komunitetit Filipino-Amerikanë në Los Anxhelos, Pastori Einstein Cabalteja po mbledh artikuj shtëpiak që do të shiten për të mbledhur para për viktimat. Ai thotë se shumë njerëz kanë humbur çdo gjë.

"Ata kanë nevojë për artikuj bazë: ujë, ushqim dhe strehim".

Ndërkohë që punonjësit humanitar po përpiqen të vlerësojnë shkallën e shkatërrimit, këta filipino-amerikanë shqetësohen për të ardhmen e rajoneve të prekura nga tajfuni.

"Unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me përpjekjet e rindërtimit të këtyre rajoneve sepse duhen vite që këto komunitete të mund të tejkalojnë këtë situatë të rëndë."

Kishat Filipino-amerikane dhe organizatat e tjera humanitare thonë se çdo donacion, i vogël apo i madh, është i nevojshëm dhe mund të bëjë një ndryshim.
XS
SM
MD
LG