Pallati Bukingham në Britani njofton se Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë, është shtruar në spital me një infeksion në fshikëzën e urinës dhe si pasojë nuk do të marrë pjesë në festimet e tjera të jubileut 60 vjeçar të ngjitjes së saj në fron.
Në një njoftim për shtyp, pallati tha se princi 90 vjeçar u shtrua në spitalin King Edwardi i shtatë në Londër nga kështjella Winsdor ditën e sotme, ku ai do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve për pak ditë.
Njoftimi vjen ndërsa Mbretëresha duhet të ndezë të fundit të 4 mijë e 200 fenerëve që ndizen anembanë Britanisë dhe Commonwealthit për të festuar jubileun e saj.
Fenerët e parë janë ndezur në Zelandën e Re dhe Tonga.
Rreth 4 mijë do të ndizen në orën 10 të mbrëmjes së sotme në vendet e tjera të Commonwealthit dhe në Angli. Mbretëresha 86 vjeçare do të ndezë fanarin e fundit gjatë një koncerti në mbrëmje në pallatin Buckingham ku do të marrin pjesë Elton John dhe Paul McCartney.