Lidhje

Koncert i veçante i një pianisti të arratisur


Një pianist koreanoverior, i cili u arratis nga Koreja e Veriut fitoi publicitet për një koncert me rastin e 60 vjetorit të armëpushimit të arritur në Luftën e Koresë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Daniel Schearf intevistoi Kim Cheol Woong-un lidhur me “Koncertin e paqes”, që ai ja kushton mbështetjes për refugjatët koreanë dhe shpresave të tij për të ardhmen e Gadishullit Korean.

Pianisti Kim Cheol Woong ((kim chuhl OONG)) dhe kjo violiniste e re u përgatitën për një koncert të veçantë. Ajo nuk do ta tregojë fytyrën, sepse ashtu sikurse Kim, është arratisur në Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut.

Kim ka fituar publicitet për “Koncertin e paqes”, me rastin e 60-vjetorit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Koresë, por që njëkohësisht e la vendin të ndarë. Ai thotë se shpreson që muzika e tij të mund të ndihmojë që një ditë dy Koretë të ribashkohen.

“Dua të arrij që koreanojugorët t’i kuptojnë ndjenjat e koreanoveriorëve përmes muzikës. Që koreanojugorët të mund të kenë më tepër njohuri kur të mbajnë bisedime me koreanoveriorët. Dua të krijoj themelet ku popujt të mund ta kuptojnë njeri tjetrin përmes muzikës.”

Kim nuk është refugjat tipik koreanoverior. Dikur ai ishte mes të privilegjuarve në Korenë e Veriut dhe pasi ka jetuar në Seul për një dekadë, ai është bërë tani një artist i famshëm.

Pasi pati probleme ngaqë intrepretonte muzikë perëndimore, ai u arratis në Kinë dhe pastaj në Korenë e Jugut, në kërkim të lirisë në art. Në Kinë Kimin e rrahu policia dhe ai thotë se refugjatët ende ndeshen me këtë lloj trajtimi.

“Mendoj se duhet bërë diçka për përmirësimin e gjendjes dhe ne duhet të bisedojmë me qeverinë kineze për përmirësimin e situatës.”

Joanna Hosaniak punon në organizatën “Citizens' Alliance for North Korean Human Rights”, “Aleanca qytetare për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut”, që i ndihmon refugjatët të largohen. Ajo e takoi Kimin në një konferencë mbi shkeljen e të drejtave të korenaoveriorëve.

“Që nga ajo ditë ai u bë ambassador i vullnetit të mirë për organizatën tonë. Herë pas here ne i kërkojmë të intrepretojë në koncertet tona bamirëse, gjë ai e bën me kënaqësi.”

Kim thotë se ëndërron që një ditë të ketë mundësi ta vizitojë Korenë e Veriut dhe të interpretojë atje përsëri.
XS
SM
MD
LG