Lidhje

Pikaso pranë palestinezëve

  • Zeri Amerikes

Pikaso pranë palestinezëve

Pikaso pranë palestinezëve

Pikaso është artisti i parë që theu barrierën artistike të Bregut Perëndimor. Piktura e tij në vlerën e 7 milion dollarëve po eksopozohet në një akademi arti në Rramallah. “Busti i Femrës” një vepër me përmasa 100 cm me 80 cm, është punuar me bojra vaji në kanavacë, në vitin 1934.

Kjo vepër është marrë hua nga Van Abemuseum në Eindhoven në Holland. Akademia Ndërkombëtare e artit në palestinezë e ka nisur kërkesën e saj që në fillim të vitit 2010. Por bashkërendimi i të gjithave masave të sigurisë dhe mirëmbajtjes së pikturës së famshme kërkuan një periudhë 6 mujore. Piktura mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Tel Avivit 1 javë më parë. Fillimisht Izraeli ngurroi të lejonte ekspozimin e pikturës në territorin e mbikqyrur prej tij të Bregut Perëdnimor.

Për vite me rradhë, Bregu Perëndimor ka qenë skenë e dhunës mes militantëve Palestinezë dhe ushtrisë izraelite. Sot- territori i qeverisur nag Autoriteti Palestinez, nën mbikëqyrjen izraelite- është relativisht më i qetë.

Vizitorët palestinezë i shohin aktivitete të kësaj natyre si sinjale lirie dhe shprese në qytetin e tyre.

XS
SM
MD
LG