Lidhje

Ekspozitë e piktorit Anton Graff


Ai njihej si piktori më i madh i portreteve në kohën e tij, artisti që i bëri të pavdekshme fytyrat e njerëzve të pasur dhe të famshëm gjatë Rilindjes Gjermane.

Tani në Berlin është hapur një ekspozitë me pjesën më të madhe të punimeve të piktorit zviceran Anton Graff, 90 piktura dhe 50 vizatime.

Thuhet se piktori ishte i aftë të depërtonte në shpirtin e njerëzve dhe ta portretizonte atë mbi telajo. Mbretër, artistë dhe tregtarë të pasur mbanin radhën që mjeshtri i madh të pikturonte portretet e tyre.

Punimet e Anton Graffit po ekspozohen përsëri 200 vjet pas vdekjes së tij në galerinë kombëtare të arteve të Berlinit.
XS
SM
MD
LG