Lidhje

Pinguini Happy Feet vazhdon rimëkëmbjen në Zelandën e Re


Pinguini Happy Feet vazhdon rimëkëmbjen në Zelandën e Re
Pinguini Happy Feet vazhdon rimëkëmbjen në Zelandën e Re

Pinguini rebel që u gjet në një plazh të Zelandës së Re muajin e kaluar po vazhdon rimëkëmbjen në një kopsht zoologjik në Uellington.

Pinguini i quajtur “Happy Feet” nga admiruesit e tij të shumtë, ka filluar përsëri të hajë peshk, pasi u sëmur duke ngrënë rërë dhe copëra degësh në përpjekjen e tij për t’u freskuar në një plazh të ngrohtë të Zelandës së Re.

Punonjëit e Kopshtit Zoologjik thonë se zogu gjigand mund të lihet përsëri në oqean, për t’u kthyer kështu në vendlindjen e tij, Antarktidë. Analizat e fundit të ADN-së tregojnë se “Happy Feet” është një pinguin mashkull.

XS
SM
MD
LG