Lidhje

Pinguini Perandor do të çohet nga Zelanda e Re në Antarktidë

  • Zëri Amerikës

Pinguini Perandor do të çohet nga Zelanda e Re në Antarktidë

Pinguini Perandor do të çohet nga Zelanda e Re në Antarktidë

Një Pinguin Perandor, siç quhet një lloj i veçantë pinguinësh, i cili u largua mjaft nga vend-banimi i tij i ngrirë në Antarktidë dhe arriti deri në një plazh të Zelandës së Re, do të çohet në fund të muajit në vendlindje.

Kopështi Zoologjik Wellington njoftoi sot se pinguni rebel, të cilit ju vu nofka “Happy Feet” - “Këmbë-Lumturi”, nga admiruesit e shumtë, do të transportohet me një anije të pajisur me objekte kërkimesh shkencore drejt Polit të Jugut më 29 gusht.

Perandori Happy Feet do të mbahet në një arkë speciale, e ndërtuar për ta mbajtur atë në temperatura të ulta gjatë udhëtimit të gjatë. Ai do të ketë po ashtu të lidhur në trup një pajisje satelitore, e cila do t’i lejojë shkencëtarët dhe publikun të kontrollojnë lëvizjet e tij.

XS
SM
MD
LG