Lidhje

Këngëtarja Pink hedh në treg albumin “E vërteta mbi dashurinë”


Këngëtarja Pink është rikthyer në tregun muzikor me albumin e saj “The truth about Love- “E vërteta për dashurinë”. Ky album është ndër më të shiturit në Shtetet e Bashkuara dhe këngët e tij janë në krye të klasifikimeve muzikore.

“E vërteta e dashurisë” është albumi i parë i regjistruar nga këngëtarja Pink që nga viti 2008. Ajo thotë se këngët e këtj albumit tregojn se ajo është ende vajza rrebele që ka qenë gjithmonë, por pranon se në këtë album po iu tregon adhuruesve të saj dhe ndjeshmërinë e saj. Pink thotë se në zbutjen e saj ka ndikuar pajtimi me bashkëshortin e saj dhe lindja e vajzës së tyre një vit pas ribashkimit.

please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:06:01 0:00
Direct link

Në albumin “E vërteta mbi dashurinë’ marin pjesë shumë këngëtarë mes tyre reperi nga Detroitit Eminem, këngëtarja britanike Lily Allen si dhe emra të tjerë. Pink ka bashkëpunuar në tekstet e të 13 këngëve të albumit të saj, mes tyre edhe kënga “Më jep puthjen e fundit”.

Albumi i fundit i Pink është shitur në më shumë se 280 mijë kopje vetëm javën e parë të daljes në treg, çka e rendit atë si albumin e katër të shitur më shumë për vitin 2012.
Gjithashtu albumi i saj renditet i pari sipas renditjes Billboard.

Turneu i parë i Pink me këngët e albumit të saj të ri do të nisë në muajin shkurt. Ai nis në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar me 27 vende europiane dhe 12 koncerte në Australi. Ajo thotë se në këtë turne ajo do të prezantojë nëpër koncerte edhe vajzën e saj të vogël.
Ndjekim nga albumi ”E vërteta mbi dashurinë” këngën “Try”.
XS
SM
MD
LG