Lidhje

Piratët somalezë vrasin katër amerikanë


Piratët somalezë vrasin katër amerikanë
Piratët somalezë vrasin katër amerikanë

Ushtria amerikane njoftoi se 4 amerikanë u vranë nga piratë somalezë në bordin e jahtit të tyre të rrëmbyer në Oqeanin Indian.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore Amerikane thuhej se forcat amerikane u përpoqën sot të negocionin lirimin e pengjeve, kur ata dëgjuan të shtëna armësh në bordin e jahtit.

Ushtria tha se një forcë e përgjigjes së shpejtë hyri në jahtin e rrëmbyer dhe gjeti pengjet amerikane, të qëlluar rëndë me armë zjarri. Megjithë ndihmën e shpejtë mjeksore, të katër amerikanët vdiqën nga plagët e marra.

Nuk është i qartë shkaku i hapjes së zjarrit.

Komanda Qendrore tha se dy piratë u vranë gjatë konfrontimit me forcat amerikane, ndërkohë që 13 piratë të tjerë u kapën. Dy piratë të tjerë ishin mbajtur nga autoritetet amerikane dhe forcat, që hynë në anije gjetën trupat e dy piratëve, që kishin vdekur më parë.

Piratët e rrëmbyen jahtin të premten dhe e kishin drejtuar atë për nga bregdeti sonalez, ndërsa 4 luftanije të marinës amerikane e ndiqnin atë.

XS
SM
MD
LG