Lidhje

Gjendja e imigrantëve në Pire


Ndërsa mijëra imigrantë mbrijnë në portin kryesor të Greqisë që është kthyer përkohësisht në kamp për refugjatët, një përfaqësues i grupit të të drejtave të njeriut, Amnesty International thotë se kthimi i refugjatëve në Turqi nuk është i sigurtë.

Kthimi i imigrantëve mbrapsht në Turqi nuk është i sigurtë, tha sot një zyrtar i organizatës Amnesty International ndërsa mijëra imigrantë të tjerë mbërritën në portin kryesor të Greqisë.

Drejtori holandez i grupit për të drejtat e njeriur, Eduard Nazarski, i cili vizitoi Greqinë ditët e fundit, dënoi kushtet me të cilat po përballen imigrantët në kampet e përkohshme në vend.

"Njerëzit nuk janë të zemëruar por të dëshpëruar dhe po përpiqen të kuptojnë çfarë po ndodh, përse kufijtë janë mbyllur dhe cili do të jetë hapi tjetër, me shpresën se kufijtë do të hapen. Tani këtu në Pire shoh shumë njerëz që po mbërrijnë, dhe shumë të tjerë që kanë qënë këtu për ditë të tëra. Ka mungesë informacioni por edhe mungesë sa i përket masave të pritjes".

Gati 1,339 imigrantët mbërritën sot në Pire me traget nga ishujt e tjerë të Greqisë.

Zyrtarët thanë se 4,475 imigrantë kanë mbërritur në Pire gjatë 24 orëve të fundit. Gati 3,300 imigrantë jetojnë në tenda në portin kryesor turistik dhe në terminalin e pasagjerëve të portit që nuk është i pajisur për një situatë të tillë.

Më shumë se një milion imigrantë arritën Evropën veriore vitin e kaluar.

Të hënën, kancelarja gjermane Angela Merkel i nxiti drejtuesit e BE-së të arrinin një marrëveshje surprizë me Ankaranë për të ndalur fluksin drejt Greqisë, duke kthyer në Turqi të gjithë ata që arrinin në ishujt grekë. Por hollësitë ligjore janë ende duke u diskutuar për një takim të nivelit të lartë të BE-së javën e ardhshme dhe shumë qeveri janë ende skeptike për këtë marrëveshje.

Kreu i Amnesty International e kritikoi planin.

"Në se plani materializohet, pikë së pari nga ana logjistike është naive të çosh njerëzit nga Greqia në Turqi dhe pastaj nga Turqia në Evropë. Por më e rëndësishmja, Turqia nuk është një vend i sigurtë për refugjatët në këtë kohë. Turqia nuk ka nënshkruar plotësisht konventën e refugjatëve. Në Turqi, nuk ka një procedurë për azil. Turqia nuk respekton as të drejtat e qytetarëve të saj. Pra ky shkëmbim i refugjatëve me Turqinë shpresoj të mos zgjasë dhe mendoj se marrëveshja me Turqinë nuk duhet të vazhdojë”, tha zoti Nazarski.

Plani i BE-së është kritikuar gjithashtu nga organizata të tjera përfshi UNHCR dhe Human Rights Watch.

Ministrat e BE-së shprehën shqetësim për çmimin e kërkuar nga Ankaraja për bashkëpunimin, veçanërisht për procesin e përshpejtimit të lehtësimit të vizave për qytetarët turq deri në qershor dhe rigjallërimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG