Lidhje

Pishtari olimpik i Lojrave të 2012 mbërrin sot në Britani nga Greqia

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët britanikë thonë se pishtari olimpik për Lojrat e 2012 mbërrin sot me avion nga Greqia.

Greqia ia dorësoi pishtarin princeshës Anne të Britanisë, vetë ish atlete në lojra të mëparshme olimpike, gjatë një ceremonie të zhvilluar dje në Athinë.

Mes personaliteteve britanike merte pjesë ylli i futbollit britanik David Beckham. Flaka olimpike do të përshkojë 13 mijë kilometra në Britani, e mbajtur nga individë të ndryshëm, duke u nisur nga skaji më jugor i Anglisë.

Flaka do të mbërrijë në stadiumin olimpik më 27 korrik, ditën e hapjes së Lojrave Olimpike të Londrës.

XS
SM
MD
LG