Lidhje

Oscar Pistorius shpallet i pafajshëm


Gjykatësja në procesin kundër atletit jug-afrikan Oscar Pistorius shpalli Pistoriusin të pafajshëm për akuzën për vrasje me paramendim.

Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen e të dashurës, modeles Reeva Steenkamp, qante me ngashërim kur gjykatësja Thokozile Masipa po lexonte vendimin.

Gjykatësja tha se ishte e qartë se i pandehuri synonte të përdorte armën natën e vrasjes së Reeva Steenkamp, por kjo nuk nënkupton se ai kishte synim të vriste dikë. Provat për paramendim në aktet e tij, tha gjykatësja, nuk ishin krejt bindëse. Procesi u ndërpre për pak kohë dhe do të rifillojë me dhënien e vendimit të gjykatës në lidhje me akuzat më të lehta për vrasje pa paramendim dhe armë-mbajtje.

XS
SM
MD
LG