Lidhje

Pistorius, 5 vjet burg për vrasjen e së dashurës


Një gjykatëse jug-afrikane ka dënuar atletin Oscar Pistorius me pesë vjet burg për vrasjen e së dashurës, Reeva Steenkamp.

Gjykatësja Thokozile Masipa e njoftoi vendimin sot në Pretoria, afro shtatë muaj pasi filloi procesi i bujshëm gjyqësor.

Avokatët mbrojtës thanë pas shpalljes së vendimit se parashikojnë që Pistorius të kalojë 10 muaj në burg dhe ta vuajë pjesën tjetër të dënimit me arrest shtëpie.

Prokurorët kishin kërkuar 10 vjet dënim, por pala mbrojtëse kishte kërkuar dënim me arrest shtëpie dhe punë në komunitet, pasi argumentuan se atleti, i cili i ka këmbët e prera, do të ketë vështirësi fizike në burg.

Pistorius u shpall muajin e kaluar fajtor për vrasje pa paramendim, pasi kishte qëlluar të dashurën Steenkamp për vdekje në banjon e banesës së tij në shkurt 2013. Ai thotë se kishte menduar se në banjo kishte hyrë një plaçkitës.

XS
SM
MD
LG